Shqipe Mehmeti – Selimi garon me numrin 10-të në listën e Vetëvendosjes për deputete

12 dhjetor 2024 | 11:05

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi do të garojë përsëri për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo në listën e kësaj partie për deputet do ta mbajë numrin 10-të, të cilin numër e barte dikur bashkëshorti i saj, i cili njihet edhe si 10-shi i UÇK-së.

Me këtë rast, Mehmeti-Selimi ka falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje për përfshirjen në listën e saj për deputetë.

“Faleminderit Lëvizjes Vetëvendosje! Faleminderit Lëvizjes Vetëvendosje! për atë që ka bërë për të mirën e vendit, për punën në Kuvend dhe për qeverisjen e mirë. Faleminderit votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje! që më besuan dhe më zgjodhën për t’i përfaqësuar ata në Legjislaturën e VIII në Kuvendin e Kosovës (2021-2025). Faleminderit edhe një herë Lëvizjes Vetëvendosje! që më përfshiu në listën zgjedhore me numrin 10 për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në moshë të re futbollisti i Vushtrrisë Erjon Morina…