Shqipe Mehmeti Selimi: Më 14 shkurt, rinia, gratë dhe vajzat tona do ta vulosin fitoren e LV-së
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka takuar banorët e disa lagjeve të Prishtinë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo është shprehur e bindur se më 14 shkurt do të vuloset fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Prishtina! ‘Kalabri’, ‘Kodra e Diellit’ e ‘Sofali’. Aktivistët e vullnetarët e Lëvizjes Vetëvendosje!, janë motori i organizimit të fushatës zgjedhore. Falë tyre tubimet tona janë të shumta, ndërsa neve na mbushin vullnet për të vazhduar para. Rinia, gratë e vajzat tona këtë të diel, do ta vulosin dashurinë ndaj vendit, duke votuar 127-tën”, ka shkruar Mehmeti-Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Shqipe Mehmeti-Selimi është bashkëshortja e Rexhep Selimit. Ajo në listën e Vetëvendosjes për deputete mban numrin 10, të cilin në zgjedhje e mbante bashkëshorti i saj.