Shqipe Mehmeti-Selimi: Mërgimtarët erdhën në Kosovë për ndryshimin e madh

12 shkurt 2021 | 21:57

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka takuar mërgimtarët, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të votuar më 14 shkurt.

Ajo ka thënë se mërgimtarët janë “ata që në ditë të vështira e në ditë të mira na gjinden gjithmonë afër”.

“Takimi i fundit për këtë fushatë zgjedhore me mërgatën! Lodhja e këtyre ditëve me angazhim të madh u harrua me këtë takim kaq të përzemërt me mërgimtarët tanë. Me autobusë, aeroplan e vetura nuk u kursyen të vijnë për të thelluar ndryshimin e madh të vendit.  Mërgimtarët janë ata që në ditë të vështira e në ditë të mira na gjinden gjithmonë afër. 127 ëshë numri, Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shqipe Mehmeti-Selimi është bashkëshortja e Rexhep Selimit, dhe në listën e Lëvizjes Vetëvendosje mban numrin 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot takimin përmbyllës në…