Shqipe Selimi: Avokati David Young u largua për çështje shëndetësore
Njëri ndër avokatët më të rëndësishëm të Rexhep Selimit, David Young, është larguar nga ekipi mbrojtës. Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të Speciales.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Selimi, ka treguar arsyen e largimit të këtij avokati.
Sipas saj, Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.
“Sqarim për publikun. E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores. E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrojtje të Rexhës”, ka shkruar në “Facebook” Shqipe Selimi.