Shqipëri, 108 raste të reja dhe dy vdekje në 24 orët e fundit
26 shtator 2020
| 17:51
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 108 raste të reja me Covid-19 si dhe kanë vdekur dy pacientë në 24 orët e fundit.
88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur Covid-19.
Rastet e fundit janë nga këto qytete: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.