Shqipëri: 14 të vdekur dhe 565 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
22 nëntor 2020
| 17:02
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe janë paraqitur 565 raste të reja.
Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 373 qytetarë nga Covidi, duke e çuar numrin e të shëruarve 15 842 që nga fillimi i pandemisë
“Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.