Shqipëri: Asnjë i vdekur dhe vetëm dy raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

20 qershor 2021 | 17:11

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person nga Covidi dhe janë paraqitur vetëm dy raste të reja me koronavirus.

“Janë kryer 1 693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër dhe Librazhd. Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 600 milionë qytetarë të Kinës kanë marrë…