Shqipëri, betohen shtatë deputetë të rinj
13 mars 2019
| 10:24
Janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë shtatë deputetë të rinj duke marrë edhe formalisht mandatin.
Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës.
Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-s, transmeton “Tch”.