Shqipëri, Bledi Çuçi emërohet ministër i Brendshëm

16 dhjetor 2020 | 14:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka caktuar Bledi Çuçin si ministrin të ri të Brendshëm. Gjithashtu, Milva Ikonomi do të jetë ministre e re e Bujqësisë.

Lajmin e ka bërë me dije Rama nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, ka shkruar Rama.

Çuçi është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes se Sandër LLeshajt nga pozita e ministrit të Brendshëm. Dorëheqja e tij ka ndodhur pas vrasjes se Klodian Rashës nga një polic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari I Komunës së Lipjanit, Lulzim Qerimi me bashkëpunëtorë ka…