Shqipëri-Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit

30 tetor 2024 | 14:16

Biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki, e vlefshme për grupin B1 të Ligë së Kombeve janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi.

Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Çeki ka qenë i lartë dhe Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët e Kombëtares që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit falënderon edhe të gjithë ata tifozë të cilët nuk mundën të pajiseshin me bileta për këtë ndeshje dhe i fton të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ka miratuar ka njoftuar se qeveria ka kaluar projektligjin…