Shqipëri/ Distancë dhe matje temperature, maturantët rikthehen në shkolla (Foto)
18 maj 2020
| 10:39
Maturantët janë rikthyer në shkolla mëngjesin e sotëm. Ata do të zhvillojnë mësim për provimet e maturës, përgjatë 3 javëve.
Shkollat kishin marrë masa që maturantët të mbanin distancën dhe secilit i matej temperatura. Siç dallohet nga këto foto, gjimnazi “Petro Nini” kishte marrë masa që çdo maturanti t’i matej temperatura.
Mësuesit fillimisht kujdesesshin që të rinjtë të mbanin edhe distancat. Në klasa, maturantët do të qendrojnë 2m larg nga njëri-tjetrit.