Shqipëri/ Dy vëllezërit humbin jetën nga Covid-19 brenda 24 orëve
Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.
Fatmir dhe Luan Domi, përkatësisht 60 dhe 55 vjeç kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid.
Lajmi bëhet i ditur nga djali i njërit prej viktimave, i cili pasi lajmëroi fillimisht vdekjen e xhaxhait një ditë më parë, sot njoftoi edhe vdekjen e babait.
“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e Babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve.
Pritja behet nga ora 9-13 te lokali “Stafasani” Burrel dhe varrimi ne fshatin Baterr e Vogel. Miqte, te afermit jane te mirekuptuar per shkak te situates edhe per mosmarrjen pjese ne kete ceremoni mortore. /Mapo