Shqipëri, fole një fjalë
Moj Shqipëri, të qofsha fal,
Afër dhimbjes kush t‘u gjend,
Në ditë të lotit, si një djalë,
Pranë shpirtit që të dhembë.
Shpirtit tënd të copëtuar,
Nën gërmadha, bijët humbur,
Shqipëri, s‘je e vetmuar,
As mbulohesh dot me pluhur.
Lot kush derdhi bashkë me ty,
Si te nëna, prehrit shtrirë,
Shqipëri, të sheh në sy,
Një Kosovë që ke për bir.
Shqipëri flite një fjalë,
Mos vajto në tënden ditë,
Një flamur kemi të rrallë,
Festën bashkë e kemi prit‘.
Në të mirë, por dhe në lot,
Ishim një, dhe një do të mbesim,
S’mundet kush t’na ndajë dot,
Shqiptarizmin nuk e shesim.
Shqipëri, o nënë e madhe,
Plagë të mori, e kuqja tokë,
Por e vetme s‘je në halle,
Një Kosovë të rri mbi kokë.
Rrugët tona trarë s‘kanë,
Si vetë qielli, pa pengesë,
Ulur prehrit, shqipes Nanë,
S‘ka tërmet, gjakun ta tresë.
„Ishim një, dhe një do mbesim“
Poezi nga Alma Papamihali