Shqipëri: Grupi i dytë me 60 infermierë niset drejt Italisë
Një grup i dytë infermierësh e mjekësh nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Nisja e tyre është bërë në orën 15:00 dhe në këtë moment grupi i dytë prej 60 infermierëve janë përcjellë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci.
“Krenare për grupin e dytë të profesionistëve të shëndetit që u nisen drejt Italisë mike!. 60 infermierë do të ndihmojnë vendin fqinj në zonat më të goditura nga #COVID19. Rrugë të mbarë.#BASHKË”, ka shkruar Manastirliu.
Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.
Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio e cilëson një tjetër dhuratë ndihmën duke falenderuar Shqipërinë për solidaritetin në këto momente të vështira./TCH