Shqipëri-Ishujt Faroe, dalin në shitje biletat

02 nëntor 2023 | 21:12

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Dragusha është zgjidhur kryetare e degës së parë të…