Shqipëri-Kosovë, përballën më 4 prill në Shkodër
30 mars 2018
| 16:19
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka rritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), që kombëtaret U-19 të dyja vendeve të zhvillojnë një ndeshje miqësore, më 4 prill.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 12:00. Ky do të jetë një test i mirë për të dy përzgjedhësit Nevil Dede i Shqipërisë dhe Kushtrim Munishi i Kosovës, që të shohin gjendjen e kombëtareve si dhe të analizojnë formën e secilës futbolliste veç e veç. Ndeshje të tilla janë të mirëseardhura për të dyja federatat sepse kështu i kontribuohet rritjes së tyre.