Shqipëri – Kroaci, ky gjyqtar do ta ndajë drejtësinë
Pavarësisht se ëndërronim një nisje historike, të aventurës së dytë, në finalet e një Kampionati Evropian të futbollit, “Të Kaltërit” e Italisë na treguan se jemi ende larg të qënurit “të barabartë” me “gjigantët” e futbollit, në “kontinentin e vjetër”, teksa në sfidën e parë, të Euro 2024 u mundëm me rezultatin e ngushtë 2 me 1, nga kampionët në fuqi të Evropës dhe tashmë kemi nisur të mendojnë për sfidën e radhës.
Kështu, pas përfundimit të përballjes në Dortmund, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e mesditës së 19 qershorit, ndaj Kroacisë, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.
Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren pas humbjes kundër Spanjës dhe Italisë, ndërkohë UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë, teksa kryesori do të jetë François Letexier, i cili ishte ndihmësi i katërt në finalen e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid e gjithashtu arbitroi finalen e Kupës së Francës. mes Lyon dhe PSG.