
Shqipëri – Mali i Zi, nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të dy qeverive
Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.
Në mesin e këtyre marrëveshjeve është nënshkruar deklarata e përbashkët midis kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq, marrëveshja bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Këto janë marrëveshjet e nënshkruara:
-Deklaratë e Përbashkët në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq)
-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës. (kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq)
-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikës së Shqipërisë (kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq)
-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe zëvendëskryeministri e ministri i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq)
– Memorandum për bashkëpunimin për realizimin e projekteve të infrastrukturës. (ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimovic)
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtës dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe zëvendëskryeministri e ministri i Bujqësisë, Pylltarisë ehe Ujësjellësit, Vlladimir Jokoviq)
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe zëvendëskryeministri e ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Vlladimir Jokoviq)
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore, Admir Adroviq)
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Vasilije Llallosheviq.)
-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Kulturës dhe Medias së Malit të Zi, Masha Vllahoviq)
-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, Filip Axhic)
-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shëndetit, Dragosllav Shqekiq).