Shqipëri: Më 15 shkurt mbërrin sasia tjetër e vaksinave anti-Covid

10 shkurt 2021 | 14:50

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference me gazetarët, ka deklaruar se më 15 shkurt do të vijë ngarkesa tjetër me vaksinat anti-Covid nga kompania Pfizer.

Ajo  ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë ka mundur të sigurojë vaksina për 800 mijë qytetarë të cilët do të vaksinohen hap pas hapi sipas strategjisë së ekspertëve.

“Vaksina është arma më e fuqishme për të kontrolluar pandeminë sa të njohura kemi aq dhe të panjohura është e rëndësishme që të dimë sa është numri sa të prekur janë. Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe COVAX vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët. Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza”, ka thënë Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik (DZhE) në Drenas  në bashkëpunim me…