Shqipëri, nëntë viktima dhe 327 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nëntë qytetarë dhe janë konfirmuar edhe 327 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anticovid, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpie”, është bërë me dije në njoftimin e kësaj ministrie.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.