Shqipëri: Nuk ka president konsensual, digjet edhe raundi i tretë pa kandidat

29 maj 2022 | 17:43

Bisedimeve për ‘President të dakordësuar’ po mbyllen pa konsensus, duke djegur në këtë mënyrë edhe raundin e tretë, i cili kërkon që Presidenti i Republikës të zgjidhet me 84 vota.

Kjo e diele ishte mundësia e fundit e opozitës për të propozuar një emër për kreun e shtetit.

Të hënën në orën 10:00 mblidhet seanca e tretë e posaçme, për të ezauruar dhe raundin e tretë për Presidentin.

Kjo do të bëjë që pasuesi i Ilir Metës në Presidencë të zgjidhet me vetëm votat e Partisë Socialiste.

Se cili do të jetë Presidenti i 5 viteve të ardhshme, pritet të mësohet pas ezaurimit të raundit të tretë, që sipas gjasave, nuk do të zbatohen afatet maksimale që parashikon Kushtetuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 57-vjeçare është shuar nga jeta, aktori i njohur…