Shqipëri, pacienti me Covid hidhet nga kati i katërt i spitalit

02 shtator 2020 | 21:56

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur tek spitali Covid 2 në Shqipëri.

Mësohet se një pacient, 65-vjeçar me inicialet H.M, nga Fushë-Kruja, me Covid është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.

Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ndërsa prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen…