Shqipëri: Policia blindon Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme
Kur kanë ngelur vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, forca të shumta të policisë kanë rrethuar kryeministrinë dhe ministrinë e Brendshme të Shqipërisë.
Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të një audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit.
Janë angazhuar 2500 forca policie, forca të FNSH-së dhe të RENEA-s, 40 automjete, 2 ujëhedhës dhe 2 autoambulanca, shkruan opinion.al
Protestuesit do të mblidhen para ministrisë së Brendshme. Më pas do të jetë marshimi drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalën vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Më pas do ndiqet itinerari i marshimit me simbolikë rrethimin e të gjithë institucioneve që ndodhen buzë bulevardit.