Shqipëri, policia i ndalon 35 mjete lundruese nga Ksamili në Koman
Policia e Shtetit ka bërë me dije se 35 mjete lundruese, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman.
Në njoftimin e lëshuar për medie nga policia, kjo është bërë në kuadër të operacionit “Sigura Detare”.
“Mjetet e bllokuara: 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike. 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim janë bllokuar në Koman”.
“9 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj”, është thënë në njoftim.
Drejtuesit e 26 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.