Shqipëri-Poloni fillon me një minutë heshtje

10 shtator 2023 | 15:31

Shqipëria do të përballet me Poloninë në sfidën më të rëndësishme në vitet e fundit.

Por ky duel do të nis me një minutë heshtje dhe për këtë  ka vendosur shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

UEFA ka vendosur që ndeshja të nis me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.

“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, është thënë në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

Një tërmet i fortë ka goditur shtetin afrikano-verior të premten pasdite me magnitudë 7.2 të Rihterit.

Mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNESCO  ka bërë me dije se do të ndihmojë Marokun…