Shqipëri: Shtatë të vdekur dhe 490 raste të reja me Covid
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë bërë 2 508 testime për Covid-19, prej të cilave 490 kanë dalë pozitive.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infeksionit me virusin “Korona”.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 667 që nga fillimi i epidemisë.