Shqipëri-Spanjë i besohet drejtësia gjyqtarit suedez
22 qershor 2024
| 16:57
UEFA ka caktuar një gjyqtar suedez për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, sfida e fundit në Grupin B të Euro 2024.
Skuadra kuqezi e drejtuar nga Sylvinho do të përballet të hënën në mbrëmje (në orën 21:00) me spanjollët, të cilët tashmë janë kualifikuar. Shqipëria hyn në këtë ndeshje me ëndrrën dhe besimin për të arritur një fitore që do të ishte historike për të gjithë shqiptarët. Një fitore e tillë do të siguronte kualifikimin e Shqipërisë në fazën e 16 skuadrave më të mira në Gjermani 2024.
Glenn Nyberg është përzgjedhur si gjyqtari kryesor për duelin që do të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.