Shqipëri: Tetë të vdekur dhe 563 raste të reja me Covid

10 nëntor 2020 | 18:03

Një tjetër rekord të infektuarish me Covid-19 është regjistruar të martën në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve kanë dalë pozitivë 563 persona me Covid dhe kanë ndërruar jetë 8 të tjerë.

Nga 2 723 testime, 255 raste janë regjistruar në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova po…