Shqipëri, tre të vdekur dhe 165 raste të reja me Covid-19

10 tetor 2020 | 19:13

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka dhënë informacione për 24 orët e fundit rreth situatës me Covid-19.

Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi Covid-19.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 63-vjeçar nga Burreli, një 66-vjeçar nga Tirana, një 83-vjeçar nga Shkodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar tri kërkesa për…