Shqipëri: Tri viktima dhe 120 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

16 gusht 2020 | 16:30

Në një komunikatë për medie, sa i takon situatës së krijuar në vend prej koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 120 raste të reja me Covid dhe tri viktima.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janë konfirmuar pozitive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë”

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64-vjeçar dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të shtunën se po e…