Shqipëri, tri viktima dhe 68 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona dhe janë paraqitur 68 raste të reja me Covid-19.
“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen tre qytetarë: Një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë