Shqipëri: Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të përjetshëm
16 prill 2024
| 10:54
Dënim me burgim të përjetshëm i është shqiptuar nga Gjykata e Lezhës të akuzuarit me inicialet B.J.
Ky dënim atij iu dha pasi ai akuzohet se vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë, në gusht të 2022-tës.
Përveç vrasjes ai fajtor u shpall edhe për armëmbajtje pa leje, raporton Top Channel.