Shqipëria 14 vite në NATO, Begaj mesazh urimi: Krenarë që jemi kontribuues për paqen dhe sigurinë

01 prill 2023 | 10:22

Shqipëria shënon 14-vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Anëtarësimi më 1 prill 2009 është një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë kombin shqiptar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj ka kujtuar këtë ditë, duke theksuar se Shqipëria është krenare që kontribuon për paqen dhe sigurinë.

“14 vjet Shqipëria në #NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë! #neqëndrojmëbashkë #mëtëfortëbashkë”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1…