Shqipëria anulon të gjitha fluturimet me Italinë

10 mars 2020 | 15:35

Shqipëria ka anuluar të gjitha fluturimet drejt Italisë pas gjendjes së krijuar në vendin fqinj për shkak të koronavirusit.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria Italiane për vendosjen në karantinë të të gjithë shtetit Italian, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Autoritetit të Aviacionit Civil, anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ drejt Italisë”, ka njoftuar Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar…