Shqipëria arrin medaljen e parë në një Olimpiadë, mundësi Valiev fiton të Bronztën në “Paris 2024”

10 gusht 2024 | 22:53

Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë, kjo falë fitores së mundësit Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin. 25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e Bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 taxhikistanezin.

Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev, teksa shpresat qëndrojnë dhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.

Valiev do të ngjitet kështu në podium si vend i tretë, së bashku me amerikanin Dake si dy fituesit e medaljeve të bronzta, teksa medalja e artë u fitua nga mundësi nga Uzbekistani, Zhamalov, që mposhti në finale japonezin Takatani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Beograd, për t’i…