Shqipëria barazon me Kroacinë
19 qershor 2024
| 17:02
Shqipëria e Kroacia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të “EURO 2024”.
Takimi u mbyll me shifrat 2-2.
Kombëtarja shqiptare e nisi më mirë ndeshjen duke dalur në epërsi me anë të Qazim Laçit në minutë ne 11-të.
Mirëpo, të shpejtë u treguan në pjesën e dytë kroatët, të cilën shënuan dy gola për dy minuta.
Njëherë golin e gjeti Kramaric në minutën e 74-të, derisa dy minuta më vonë shënoi autogol Gjasula.
Shqipëria e Kroacia, dy kombëtaret kanë nga një pikë në këtë turne të “EURO 2024”.
Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria luan ndaj Spanjës, derisa Kroacia ndaj Italisë.