Shqipëria barazon ndaj Ishujve Faroe, përfundon e para në grup  

20 nëntor 2023 | 22:50

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka luajtur baras në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe me rezultat 0-0, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Shqipëria lëshoi tri raste të mira shënimi në pjesën e parë të ndeshjes. Në fillim të pjesës së dytë mysafirët rrezikuan nëpërmjet Bjartalid, i cili për pak sa nuk surprizoi portierin Strakosha.

Daku dhe Asani patën raste shënimi, por që nuk u shfrytëzuan dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.  Me përfundimin e kësaj sfide është mësuar dhe renditja përfundimtare e grupit E, ku në vendin e parë renditen kuqezinjtë me 15 pikë, teksa menjëherë pas tyre, me pikë të barabarta vjen Republika Çeke.

Në vendin e 3-të është pozicionuar Polonia me 11 pikë, ndërsa në vendin e 4-të e të 5-të, Moldavia e Ishujt Faroe, me 10 e 3 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron që…