Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia të dy rajoneve lindore të Ukrainës

21 shkurt 2022 | 21:19

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”, ka shkruar në “Facebook” Xhaçka.

Ajo ka theksuar se Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerm Munchen ka njoftuar se Thomas Muller ka rezultuar pozitiv…