Shqipëria dërgon grupin e dytë të kërkim-shpëtimit në Turqi

08 shkurt 2023 | 10:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot mbërritjen në Stamboll të grupit të dytë të efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës shqiptare të kërkim – shpëtimit.

Autoritetet shqiptare dërguan një ditë më parë një grup prej 54 personash me specialistë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë për të ndihmuar operacionet e kërkimit në zonat e goditura nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi.

“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës shqiptare të kërkim – shpëtimi”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Më shumë se 8.700 persona kanë humbur jetën, si pasojë e tërmetit shkatërrues prej 7.8 magnitudë që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve është rritur për më shumë së 900, që kur për herë të fundit gjatë natës së kaluar autoritetet e atjeshme raportuan për situatën në terren.

Ekipet për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme në Turqi, kanë njoftuar se numri i të vdekurve në vendin e tyre ka shkuar në 6.234 derisa i atyre të lënduar në 37 mijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se Asociacioni i…