Shqipëria dërgon mjekë në Itali, reagon De Biasi
29 mars 2020
| 21:56
Shqipëria ka dërguar 30 mjekë dhe infermier ditën e djeshme për të ndihmuar sadopak Italinë në këto ditë të vështira të pandemisë së Koronavisurit.
Në lidhje me këtë nuk kishte se si të mungonte as reagimi i ish trajnerit Gianni De Biasi që shkroi historinë me Kombëtaren Shqiptare, duke e dërguar për herë të parë në një kompeticion madhor siç ishte evropiani i vitit 2016.
Ish-tekniku ka postuar një foto të Ramës ku thotë: “Italia është shtëpia jonë, sot jemi të gjithë Italian” dhe shkruan: “Faleminderit Shqipëri”.