Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka bërë me dije se Shqipëria dhe 28 anëtarët tjerë të NATO-s, kanë nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në këtë organizatë.
“Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO! Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta trans-atlantike. Vendimi i duhur në kohën e duhur!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2120300948016167/?type=3&theater