Shqipëria dhe Kosova bien nga një pozitë në renditjen e FIFA-s
28 nëntor 2019
| 14:22
Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës kanë humbur nga një vend në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor.
“Kuqezinjtë” dhe “dardanët” nuk i mbyllën mirë kualifikimet për Kampionatin Evropian. Shqipëria barazoi 2-2 me Andorrën dhe humbi 2-0 me Francën prandaj ka rënë në pozitën e 66-të. Ndërkohë Kosova humbi nga Çekia dhe Anglia dhe tash ka rënë në pozitën e 115-të.
Në renditja e përgjithshme të FIFA-s nuk ka ndryshime në pesë vendet e para të saj, me Belgjikën që vazhdon të kryesojë e ndjekur nga kampionët e botës së Francës dhe ata të Amerikës së Jugut të Brazilit për të vazhduar me Anglinë dhe Uruguain.