Shqipëria dhe Kosova ngritën në renditjen e FIFA-s

17 tetor 2024 | 13:30

Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares (humbja me Çekinë dhe fitorja me Gjeorgjinë) kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë dy pozicione në renditjen botërore.

FIFA do publikojë gjithçka më 24 tetor, teksa sipas një përllogaritje nga faqja e specializuar “Football Meets Data”, kuqezinjtë do ngjiten në pozitën e 65 në botë, nga vendi i 67 që mbajnë për momentin. Ngjitje edhe për Kosovën, e cila nga vendi i 104 do pozicionohet në atë të 101, pas tre fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve.

Ecuria e mirë e “Dardanëve” po shpërblehet, me përfaqësuesen e Kosovës që ka një përballje kundër Rumanisë në nëntor për kreun e grupit. Ndërkohë, kombëtarja shqiptare luan kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 dhe është në garë për kreun e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përgjigjur shkurt ndaj pyetjeve…