Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në pesë prioritetet e Presidentes së KE-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë publike pesë prioritetet kryesore të unionit deri në vitin 2024.
Në prioritetin kur flet për një Evropë më të fortë në botë, Ursula von der Leyen ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Dua të rikonfirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Ne ndajmë të njëjtën kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne do të ndërtojmë të njëjtën të ardhme së bashku. Unë mbështes plotësisht dhe mbështes propozimin i Komisionit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Procesi i pranimit ofron një mundësi unike për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat tona thelbësore dhe interesat”, ka deklaruar Ursula von der Leyen.