![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-2.jpg)
Shqipëria dhe Serbia organizatore të U-21, Rama: Finalja do të mbahet në ‘Air Albania’
07 shkurt 2025
| 13:39
Pas zyrtarizmit nga UEFA-s me Shqipërinë e Serbinë që do të organizojnë së bashku “Euro 2027”, për U-21, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se finalja e kampionatit do të zhvillohet në arenën kuqezi të “Air Albania Stadium”.
“Mirëmëngjesi dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Evropian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të ‘Air Albania Stadium’, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.