Shqipëria dje u godit nga gjashtë tërmete

09 mars 2023 | 08:39

Shqipëria u lëkund të mërkurën brenda 12 orëve nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave.

Sipas tij, lëkundjet nisën nga mengjesi deri në mbrëmje.

Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol

Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Tërmeti i parë ra në orën 5.22 dhe i fundit në orën 19.30.

Nuk ka njoftime për dëme materiale veç panikut dhe frikës që përfshiu banorët e zonave të goditura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spanjë, që nga 16 shkurti, gratë e punësuara, kanë…