Shqipëria do të vaksinojë 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës

20 mars 2021 | 09:00

Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se sot, 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës do të dërgohen për vaksinim në Kukës, Shqipëri.

Udhëheqësi i kësaj federate Blerim Syla, ka thënë përmes një njoftimi për media se 250 punëtorë shëndetësorë tjerë do të vaksinohen në ditët në vijim.

Ky vendim është thënë të jetë marrë pas takimit të zhvilluar në mes të delegacionit të FSSHK-së dhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanit.

Në takim është thënë të jenë diskutuar çështje teknike të vaksinimit.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as…