Shqipëria dyfishon epërsinë, shënon Taulant Seferi
12 tetor 2023
| 22:04
Pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri – Çeki, një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024, nisi me një tjetër gol për kuqezinjtë.
Seferi shënoi golin e dytë për Kombëtaren.
Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit. Disa minuta më vonë, një karton i kuq vjen për kundërshtarin dhe Çekia mbetet me 10 lojtarë.
Shqipëri-Çeki 2-0