Shqipëria e gatshme për heqjen e roamingut me Kosovën
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, bashkë me një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka takuar ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Gjatë këtij takimi është biseduar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezolutat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të dy vendeve.
Me këtë rast ministri Ahmetaj ka shprehur vullnetin dhe vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy republikave të bëhet sa më parë.
Po ashtu ai i ka dhënë mbështetje heqjes së roamingut ndërmjet të dy vendeve sa më të shpejtë.
/Epoka e re/