Shqipëria e Kosova me fond ndërshtetëror për mbështetje financiare për Luginën
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.
Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.
“Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm”, ka shkruar Cakaj, raporton “Epoka e re”.
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/pcb.2736811599921797/2736811526588471/?__cft__[0]=AZWywUfasXlBJNg3RSiGUz6IpaaUOVkqGB7Fzxg-DwYJX_a_86jBzNPaunu9I87RSSHskb3oB_HXnDKX4CqnlQt3phpu0WiNyjVRORLafdl45VE–9i9e-MFDBPJHd0Ef3wA2lIu1UjcM8uNxWgbv6CnJVmRQo5FsYTk61QQZyqLu99Z7VQ4UcteQ48cr9pJfUcJAdtkS5UyuOEHTwB31I_rBHeMb6AG_cQacuRxEKseKQ&__tn__=*bH-R